Home Auto&Tech Fast and Furious 9” përfundoi filmimet në Kaukaz, skenat e aksionit banorët i shikuan nga ballkonet

Fast and Furious 9” përfundoi filmimet në Kaukaz, skenat e aksionit banorët i shikuan nga ballkonet

1 min read
0
0
76

Nga ballkonet e banesave, banorët shikonin skenat më të reja të aksionit

Kamioni i blinduar, me një pjesë të ngritur përpara, merrte me vete të gjitha makinat që i dilnin përpara, kjo ishte një skenë e filmit “Fast and Furious” që u filmua në Rustavi të Kaukazit, transmeton Telegrafi.

Banorët e asaj lagjeje, patën mundësi t’i shohin nga afër skenat e shumta, disa prej tyre edhe nga ballkonet e banesave. Madje, disa qëndruan edhe afër makinave të dëmtuara, që më vonë u larguan.

Filmimet që kishin filluar në gusht, përfunduan në fund të shtatorit, derisa ende nuk dihet nëse kanë përfunduar të gjitha xhirimet, për këtë film që është vonuar më shumë se që pritej.

Mes veturave të ndryshme, bie në sy një Dodge Charger klasik, që e ka motorin në pjesën e pasme, derisa ka gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Auto&Tech

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…