

Në Lagjen Emshir në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar serb për krime lufte kundër popullatës civile.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar për krimet e bëra më 21 maj 1999.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë