Home Lajme Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar 32- vjeçar

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar 32- vjeçar

2 min read
0
0
51
kujtesa

Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident me makinë në Itali. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi në zonën e Rio Moro di Colannella gjatë mbrëmjes të së martës.

Mjeti që drejtonte Shendy Çaushaj, 32 vjeç, doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar nga policia. Fatkeqësisht makina tip “Opel Meriva” u përplas me një rrënjë ulliri duke marrë dëmtime të mëdha, sidomos në krahun e shoferit.

Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancës, policisë dhe zjarrfikësve, i riu Çaushaj humbi jetën pas përplasjes për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se Çaushaj po udhëtonte së bashku me një person tjetër dhe ai shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet pista që përplasja të jetë shkaktuar prej shpejtësisë së madhe. Megjithatë, pritet që shumë shpejt autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për të qartësuar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…