Home Sport Mediat turke: Fytyra e Fenerbahces po buzëqesh sërish falë Muriqit

Mediat turke: Fytyra e Fenerbahces po buzëqesh sërish falë Muriqit

2 min read
0
0
41
kujtesa

Në javën e tetë të Superligës turke, në ndeshjen Denizlispor – Fenerbahce, ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ai që e caktoi fituesin.  

Paraqitjet e tij me Rizespor sezonin e kaluar bën që Muric të tërheq vëmendjen e shumë klubeve me zë.

Futbollisti 25-vjeçar vendosi për Fenerbahcen, një klub që e donte nga fëmijëria.

Fenerbahce, në tetë ndeshjet e para ka marr katër fitore, me Vedat Muriqin që ka shënuar në secilin prej këtyre ndeshjeve.

Kur Muriqi nuk shënon, nuk ka fitore për klubin e tij.

Muriqi mund t’i barazojë shpejtë golat e sulmeve të vitit të shkuar

Në sezonin e shkuar, në sulm te Fenerbahce ishin Islam Slimani, Roberto Soldado dhe Michael Frey.

Fenerbahce dështoi totalisht me këtë treshe.

Islam Slimani shëoi vetëm një herë, ndërsa Michael Frey qëlloi rrjetën tri herë.

Vedat Muric tashmë ka shënuar katër gola këtë sezon, sa të dy bashkë.

Roberto Soldado e pat mbyllur sezonin me 6 gola. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…