2 min read
0
0
39
kujtesa

Rinumërohen 430 vendvotime deri më tani në Qendrën për Numërim dhe Rezultate

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi 530 vendvotimeve të cilat kanë pasur kryesisht probleme teknike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin, se rinumërimi është në përfundim e sipër.

Ai ka thënë se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 81.29 për qind e vendvotimeve.

“Deri në orën 16 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29 për qind e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”, ka thënë ai.

Ndryshe pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve, pritet të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta

Sipas Elezit numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

Kujtojmë se në QNR më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime, të cilat po ashtu kanë pasur probleme të kësaj natyre. Në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. Në bazë të rezultateve preliminare lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja. Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…