Home Lajme Rreziku për një ngërç tjetër politik

Rreziku për një ngërç tjetër politik

2 min read
0
0
50
kujtesa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së paku pas 15 ditëve t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, sipas analistëve, nëse nuk do të ketë një dakordim të shpejtë mes LVV-së e LDK-së pas certifikimit të rezultateve në Kosovë mund të përsëritet ngërçi politik i 2014-s, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Formimi i qeverisë së ardhshme mund të vonohet për shumë arsye. Certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së, i cili do t’ia jepte dritën e gjelbër krijimit të qeverisë, pritet të marrë së paku një muaj kohë nga data e zgjedhjeve. Kjo për shkak të vendimit të KQZ-së për të rinumëruar votat në 844 vendvotime për arsye të disa gabimeve teknike.

Mungesa e rezultateve të certifikuara pritet ta zvarrisë edhe nisjen e negociatave në nivel të lartë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për lidhjen e një koalicioni paszgjedhor. Njohësit e çështjeve politike theksojnë se formimi i qeverisë së re mund të marrë shumë kohë nëse LVV-ja e LDK-ja nuk arrijnë ujdi për ndarjen e posteve qeveritare.

Madje ata nuk e përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së një ngërçi politik siç kishte ndodhur në vitin 2014, i cili sipas tyre mund të çojë në krizë institucionale.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…