Home Sport Ronaldo pritet të jetë konkurrent i fortë për Topin e Artë

Ronaldo pritet të jetë konkurrent i fortë për Topin e Artë

2 min read
0
0
55
kujtesa
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo pritet ta ringjallë rivalitetin me Lionel Messin kur të shpallet lista me 30 lojtarët konkurrues për Topin e Artë të këtij viti.

Superylli portugez e ka fituar pesë herë çmimin prestigjioz individual , po aq sa edhe argjentinasi i Barcelonës, ndërsa në edicionin e kaluar trofeu i takoi Luka Modricit.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është favoriti i hershëm për Topi e Artë këtë vit dhe është në konkurrim për t’u bërë qendërmbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro (2006) që e fiton këtë çmim.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Holandezi u shpall lojtari i vitit nga UEFA, ndërsa Messi e mori çmimin e Lojtarit më të mirë sipas FIFA-s

Në ndërkohë, Ronaldo u shpall kampion i Italisë me Juventusin dhe ishte golashënuesi më i mirë i klubi (me 28 sosh në të gjitha garat), ndërsa më pas e udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Ligën e Kombeve.

34-vjeçari e ka nisur mirë sezonin e ri, ashtu që pritet të jetë konkurrent i denjë për Topin e Artë që do të ndahet në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…