Home Sport Drita mposht Ballkanin dhe merr kreun, Prishtina likuidon Ferizajn. Ja renditja në Superligën kosovare

Drita mposht Ballkanin dhe merr kreun, Prishtina likuidon Ferizajn. Ja renditja në Superligën kosovare

1 min read
0
0
42
kujtesa
43060600032_cddfcc44db_b-600x360

Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e fundit në Superligën kosovare, të vlefshme për xhiron e 10-të.

Drita ka mposhtur me rezultatin 2-0 Ballkanin në shtëpi, duke marrë kështu kreun e renditjes. Goli i Izair Eminit në minutën e 5’ dhe Xhilberto në minutën e 24’, i dhanë Dritës një fitore me shumë vlera përballë një kundërshtari të vështirë siç është Ballkani. Ndërkohë Prishtina ka mposhtur me të njëjtin rezultat Ferizajn në transfertë.

Kryeqytetasit shënuan nga një gol për çdo pjesë me Meriton Korenica në minutën e 23’ dhe Ahmed Januzi në minutën e 86’. Kështu Prishtina renditet në vendin e 5-të, me 17 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në vendin e 9-të me po kaq pikë.

Capture
Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…