Home Lajme Soros i reagon Macronit, ndërkaq Thaçi kërkon debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së

Soros i reagon Macronit, ndërkaq Thaçi kërkon debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së

3 min read
0
0
46
kujtesa

1 orë

Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me refuzimin e hapjes së negociatave nga ana e Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai me anë të një postimi në Twitter teksa shpërndan mesazhin Karl Bild, pyet presidentin francez Emmanuel Macron se, “si e pret zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se duhet të ketë një debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së.

#presidentmacron expects Europe to solve Serbia-Kosovo. How? https://t.co/LSVtcT8kfl

— Alexander Soros, PhD (@AlexanderSoros) October 19, 2019

“Nuk duhet të lëmë krijojmë tabu dhe të lejojmë që paragjykimet dhe stereotipet të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Në këtë aspekt, unë e mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka shkruar Thaçi.

We should leave no taboo and let no prejudices and stereotypes prevent us to have a meaningful debate about the relationship between the Balkans and the EU. In this light, I welcome the invitation by Alex Soros to such a debate. @AlexanderSoros

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 20, 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin.

Po ashtu, kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se shtyrja e hapjes së negociatave do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se Këshilli i Evropës kishte refuzuar t’i hap negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…