Home Lajme Rinumërohen 265 vendvotime, nga 530 sosh

Rinumërohen 265 vendvotime, nga 530 sosh

2 min read
0
0
44
kujtesa

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Telegrafin se, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve.

“Sipas të dhënave të pasdites së diel janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se, procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.Lexo po ashtu:Rinumërohen 219 vendvotime, nga 530 sosh

“Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, u shpreh ai.

Kujtojmë se 149 vendvotime kanë shkuar në rinumërim për shkak se shënimi ka qenë jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk kanë mundur të procesohen në bazën e të dhënave.

Po ashtu, në rinumërim kanë shkuar edhe 81 vendvotime ku subjekti nuk ka pasur vota, ndërsa, kandidatët kanë pasur vota, pastaj 89 vendvotime rinumërohen sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 për shkak se kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…