Home Lajme Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri

Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri

1 min read
0
0
65
kujtesa

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti erdhi në kryeqytet.

Kurti mbërriti pak minuta më parë, ku i pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh:

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”.

Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në tiranë.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për sa i përket procesit të numërimit, kurti ka thënë se nga numërimi na janë shtuar 484 vota më shumë, kemi më shumë se LDK.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…