Home Lajme Kurti: Në vitet e 90-ta rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë UP-së

Kurti: Në vitet e 90-ta rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë UP-së

2 min read
0
0
30

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës.

“Sot u mbushën 20 vjet pa Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ejup Statovcin. Te varri i tij bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta. Ai ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën tonë akademike dhe mësimdhënien universitare, po ashtu edhe në skenën politike institucionale e në moralin publik intelektual.

Në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës. Ishte në ballë të universitetit më 1991 kur duhej rifilluar ai pas dëbimit nga objektet tona zyrtare, dhe, në ballë të protestave më 1997 kur duhej mbrojtur universiteti dhe studentët.

Roli dhe rëndësia e Prof. Ejupit në historinë më të re të Kosovës vazhdojnë të ngelen të pastudiuara mjaftueshëm dhe të pavlerësuara sa duhet”, ka shkruar Kurti.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…