Home Lajme E jashtëzakonshme: Në SHBA, mësuesi i gjimnazit e ndal masakrën me përqafim/Video/

E jashtëzakonshme: Në SHBA, mësuesi i gjimnazit e ndal masakrën me përqafim/Video/

2 min read
0
0
66
kujtesa

Një mësues i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit, ka rrezikuar jetën, duke mbrojtur të tjerët nga një nxënës sulmues.

Rasti ka ndodhur në një shkollë në SHBA, ku kamerat e sigurisë brenda objektit tregojnë pamjet se si ai del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Sipas pamjeve, mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, duke e hutuar, e më pastaj një person tjetër, ia merr armën nga dora e mësuesit.

Po ashtu, xhirimet kapin edhe një pjesë tjetër të korridorit të shkollës, ku nxënësit e tmerruar dalin nga klasat.

Siç shkruan The Guardian, pas arrestimit të nxënësit 19 vjeçar, është konstatuar se ai vuante nga një krizë emocionale.

Pas daljes në gjyq, ai ka pranuar fajin, ndërkaq gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove.

Ndryshe, në SHBA, sulmi me armë zjarri në shkolla, është dukuri jo e rrallë./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…