Home Uncategorized Conte: Kam respekt për Ibrahimovicin, por nuk na nevojitet

Conte: Kam respekt për Ibrahimovicin, por nuk na nevojitet

3 min read
0
0
45
kujtesa

4 orë

Inter nuk ka nevojë të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin ka thënë trajneri i tyre, Antonio Conte, pasi beson dhe ka respekt për lojtarët e tij.

Pasi shkuan si të pamposhtur në shtatë ndeshjen e para në nën Conte, Interi humbi dy ndeshjet e tyre të fundit – kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe nga Juventusi në Serie A.

Ndërkohë, lëndimet e Stefano Sensit dhe Alexis Sanchez, kanë varfëruar skuadrën e Contes për testin e së dielës me Sassuolon.

Ish-sulmuesi i Interit, Ibrahimovic – kontrata e të cilit me LA Galaxy skadon në dhjetor, ka pretenduar se ai do të ishte i hapur për një rikthim në Serie A, por  Conte nuk beson se skuadrës së tij i duhet një lojtar i cilësive të suedezit.

“Unë nuk flas për lojtarë që nuk janë të ekipit tim. Nuk do të ishte respekt”, ka thënë fillimisht Conte një konference për shtyp kur u pyet nëse Interi mund ta merrte Ibrahimovicin.

“Kam respekt për Ibrën natyrisht, ai është një lojtar me cilësi. Ai ka bërë histori në këtë lojë”

“E respektoj atë dhe e vlerësoj atë, por nuk është e drejtë të flasësh për të tjerët, gjithashtu sepse kam shumë besim te lojtarët e mi dhe kam shumë respekt për skuadrën time”.

“Do të bëjmë më mirë dhe do të përmirësohemi. Nga këto pengesat ndaj Juves dhe Barçës duhet të kthehemi më të fortë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…