Home Lajme Zyrtare: Shuhet klubi i njohur italian Palermo

Zyrtare: Shuhet klubi i njohur italian Palermo

2 min read
0
0
43
kujtesa
Palermo (Foto: Tullio Puglia/Getty Images/Guliver)

Palermo (Foto: Tullio Puglia/Getty Images/Guliver)

Klubi italian US Citta di Palermo apo i njohur vetëm si Palermo, zyrtarisht ka pushuar së ekzistuari pas 32 vjetësh ekzistencë.

Sot (e premte) u njoftua zyrtarisht që gjykata e falimentimit e Palermos pranoi një kërkesë nga prokurorët për të shpallur falimentimin origjinal të klubit Rosanero.

Corriere dello Sport raporton se Andrea Zamparini, djali i ish-pronarit Maurizio, bëri një ofertë prej 10 milionë eurosh për të shlyer borxhet e tyre, por u vlerësua si shifër shumë e ulët.

Palermo u themeluan në vitin 1987, duke u bërë klubi i katërt që përfaqëson Sicilinë, i pari i të cilit u krijua në vitin 1900.

Ata arritën rezultatet më të mira në historinë e Palermos, duke përfunduar në vendin e pestë në Serie A tre herë gjatë viteve 2000, përpara se të arrinin në finalen e Kupës së Italisë në vitin 2011.

Sidoqoftë, ata u përjashtuan nga Serie B për sezonin 2019-20 për shkak të parregullsive financiare, dhe një tjetër – plotësisht i ri, i quajtur SSD Palermo u pranua të fillojë garat në Serie D. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…