Home Sport Tri ndeshje ditën e sotme në Ipko Superligë, vëmendja në Drenas

Tri ndeshje ditën e sotme në Ipko Superligë, vëmendja në Drenas

2 min read
0
0
52
kujtesa

Elita e futbollit kosovar rikthehet pas një pauze dy javore.

Ipko Superliga e Kosovës ishte në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa ditën e sotme do të zhvillohen tri ndeshje.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku përballë janë dy pretendentët për titull, Feronikeli dhe Gjilani.

Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë takim vije pas dy rezultateve jo të mira, ku ka pësuar një humbje dhe ka barazuar në një takim tjetër.

Në anën tjetër Gjilani është në formë të mirë dhe në dy duelet e fundit ka triumfuar.

Aktualisht Gjilani ndodhet e treta në tabelë me 18 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, derisa Feronikeli është e pesta me 16 pikë.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi do të përballet me Trepçën ’89.

Llapjanët nuk do të kenë përkrahjen e tifozëve pasi i është dënuar fusha nga FFK.

Ndërkohë në Klinë do të zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave të rikthyer në Superligë, ku Dukagjini pret Vushtrrinë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…