Home Sport Sensi dëmtohet sërish, i mungon Interit në dy ndeshjet e radhës

Sensi dëmtohet sërish, i mungon Interit në dy ndeshjet e radhës

1 min read
0
0
38
kujtesa

Antonio Conte ka filluar t’i ndjejë problemet e para te Interi pas lëndimeve të njëpasnjëshme të lojtarëve.

Pas dëmtimit Alexis Sanchez që do të mungojë për rreth tre muaj, erdhi edhe dëmtimi i Danilo D’Ambrosios që do të qëndrojë jashtë të paktën 15 ditë.

Duke mos munguar këto lëndime, në stërvitjen e fundit i rikthyeri Stefano Sensi ka pësuar sërish dëmtim.

Stefano Sensi te Interi . (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sensi që ishte dëmtuar ndaj Juves, ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor i cili do ta mbajë jashtë fushave edhe për ca kohë.

Lojtari do t’i mungojë Interit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Sassuolos në Serie A.

Lëndimet janë një rast për Matia Vecinon dhe Roberto Gagliardinin që kanë luajtur më pak këtë fillim sezoni. /Telegrafi/   

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…