Home Lajme Nuredin Ibishi ftohet nga Gjykata Speciale

Nuredin Ibishi ftohet nga Gjykata Speciale

2 min read
0
0
106
kujtesa

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Ibishi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se sot ka marrë lajmin se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë Ibishit, transmeton Telegrafi.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Gucati ka thënë se edhe Ibishi, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…