

Ivan Rakitic . (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
Ivan Rakitic në afatin kalimtar të kësaj vere mund të ishte bërë një lojtar i Manchester United, por shkaku që ky transferim dështoi ishte moti i ftohtë që mbretëron në Angli.
Mesfushori kroat nuk ishte kundër largimit nga Barcelona, por dëshironte një skuadër që luante në një shtet ku klima nuk është shumë e ftohtë.
Rakitic gjatë karrierës së tij, sidomos në vitet e fundit është mësuar të luajë në qytete ku kryesisht temperaturat janë të larta.

Ivan Rakitic te Barcelona . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
Sipas Daily Mail, arsyeja se përse ky transferim i bujshëm nuk u konkretizua, është pikërisht se në Manchester është shumë ftohtë.Lexo po ashtu:Barcelona
Gjithsesi Rakitic është jashtë planeve të Ernesto Valverdes dhe po gjen shumë pak hapësira te Barcelona në këtë sezon.
Mundësitë që ai të largohet në afatin e janarit janë të mëdha./Telegrafi/