Home Lajme Është ndarë nga jeta profesori dhe publicisti Ferit Dibrani

Është ndarë nga jeta profesori dhe publicisti Ferit Dibrani

1 min read
0
0
75
kujtesa

Pas një komplikimi shëndetësor, në mëngjesin e së enjtes, ka pushuar së rrahuri zemra e profesorit të dalluar dhe publicistit të çmuar, Ferit Dibrani

Ka ndërruar jetë profesori i vyer, udhëheqësi arsimor i dalluar dhe faktmbledhësi i përkushtuar, në rrugëtimin e arsimit shqip, Ferit Dibrani.

Përgjatë mëse katër dekadave punë, ai është kthyer në një nga simbolet e luftës vetmohuese në dhe për arsimin shqip, betejën për dokumentimin e të cilit e vazhdoi deri në fund të jetës.

Pothuaj e gjithë trajektorja e arsimit shqip në komunën e Vushtrrisë, me fokus të veçantë në shekullin e fundit, mund të gjendet e përmbledhur në dhjetë librat që ka botuar.

Me gjithë punën e madhe në ligjërim e më pas drejtim të arsimit në Vushtrri, si dhe më pastaj në dokumentim të qindvjetëshit arsimor, punën e vazhdoi edhe në pension, duke udhëhequr Shoqatën e Veteranëve të Arsimit, deri në frymën e fundit.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…