Home Lajme E rëndë, kosovarët detyrohen të presin tërë natën jashtë për të aplikuar për viza!

E rëndë, kosovarët detyrohen të presin tërë natën jashtë për të aplikuar për viza!

3 min read
0
0
56
kujtesa

Ora shënon 23:50 e së enjtës, e disa të rinjë duke mos përjashtuar edhe ata më në moshë kanë vendosur të kalojnë natën para dyerve të ambasadës së Finlandës në Prishtinë. Kjo pasi që pritjet janë të gjata, dhe jo të gjithë mund të dorëzojnë dokumentet e kërkuara.

Disa prej tyre u dridhën duartë nga të ftohtit, por të njëjtit kanë një ëndërr për një jetë më të mirë … dhe të njëjtën e shohin vetëm në shtetet përendimore.  

Ata presin të zbardhë dita e premte, për të dorëzuar aplikacionet e tyre për viza, kjo me shpresën se atje do i pret një fat më i mirë!

Të ftohtit e këtyre orëve të vona, e ndjejnë secili nga ta, ani pse disa kanë siguruar batanijet për tu ngrohur sadopak, shkruan Indeksonline. 

“Prej 6:15  presim, qe tri netë qeshtu… presim deri nesër në ora 9:00, vAllahi marum, kamtë mu kanë mërdhi e nata gatë e ftoftë”, thotë njëri nga ta gjatë bisedës për Indeksonline.

E natën këtu para kësaj ambasade, ka në plan ta kalojë edhe një grua e rreth të 50-ave, e cila nuk po duket të jetë edhe aq e fortë fizikisht, derisa krahë saj qëndon e bija e saj.

Vlen të përmendim faktin se tash e sa kohë, ikjet e kosovarëve nuk kanë të ndalur. Arsyet e migrimit janë nga më të ndryshmet.

Varfëria, papunësia janë disa nga shkaqet kryesore që po shtyejnë shumë kosovarë ta braktisin vendlindjen. /Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…