

Është riaktualizuar sërish shfrytëzimi i hapësirave të brendshme të Kalasë së qytetit në Vushtrri, ku vite më parë një vendim i tillë kundërshtuar fuqishëm si nga ana e shoqërisë civile e poashtu edhe nga qytetarë të Vushtrrisë.
Tani është një tjetër vendim i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve që ka nxitur edhe reagimin e të parit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri e ka quajtuar të kundërligjshëm dhe skandalor një vendim të tillë, duke e kontestuar atë dhe duke e shtuar se ky vendim është marrë tërësisht pa e njoftuar komunën e Vushtrrisë dhe në kundërshtim me qëndrimet e Kuvendit Komunal.
“Kalaja është trashigimi kulturore e qytetit të Vushtrrisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet restaurant!”