Home Sport Orari dhe gjyqtarët e javës së 10-të në Ipko Superligë, derbi në Drenas dhe Gjilan

Orari dhe gjyqtarët e javës së 10-të në Ipko Superligë, derbi në Drenas dhe Gjilan

1 min read
0
0
41
kujtesa

36 minuta

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Kësisoj në fundjavë do të zhvillohet java e 10-të në Ipko Superligën e Kosovës ku do të ketë disa ballafaqime interesante.

Tri ndeshje do të zhvillohen të premten, një të shtunën si dhe dy të tjera të dielën.

Adhuruesit e futbollit kosovar do të mund t’i shikojnë dy super derbi këtë javë, ku fillimisht të premten në Drenas takohen Feronikeli dhe Gjilani, në një ndeshje që drejtohet nga gjyqtari Tefik Maloku.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Trepça ’89, derisa Mërvan Bejtullahu takimin mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Derbi tjetër do të zhvillohet ditën e diel, ku Drita do të jetë nikoqire e liderit Ballkani.

Ky takim do të gjykohet nga Besfort Kasumi me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në Ipko Superligë zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…