Home Lajme Nesër takohen grupet punuese të VV-së dhe LDK-së

Nesër takohen grupet punuese të VV-së dhe LDK-së

2 min read
0
0
41
kujtesa

Grupet punues të Vetëvendosjes dhe të LDK-së, do të takohen nesër për herë të parë.

Ky vjen pas takimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të mbajtur para disa ditësh ku edhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet rreth arritjes së një koalicioni qeverisës.

Takimin mes dy grupeve e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhunka.

“Po nesër është paraparë të ketë takim, grupet punues do të takohen për herë të parë”, tha ai.

Kujtojmë  se para disa ditësh, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Ai para mediave ka shtuar se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, si dhe koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…