Home Sport Legjenda e futbollit në Bullgari, Stoichkov shpërthen në lot në emision kur pyetet për abuzimin racial që iu bë lojtarëve të Anglisë

Legjenda e futbollit në Bullgari, Stoichkov shpërthen në lot në emision kur pyetet për abuzimin racial që iu bë lojtarëve të Anglisë

2 min read
0
0
50
kujtesa

Legjenda e Bullgarisë dhe futbollit botëror, Hristo Stoichkov shpërtheu në lot, teksa fliste për abuzimin racor që iu bë lojtarëve të Anglisë në ndeshjen e së hënës ndaj kombëtares së vendlindjes së tij. 

Në kualifikueset për Euro 2020 në Sofje, ndeshja u ndërpre dy herë, pasi lojtarët anglezë iu nënshtruan thirrjeve tronditëse raciste me zhurma sikurse majmun nga tifozët vendas.

UEFA që nga ajo kohë ka hapur procedura disiplinore ndaj Bullgarisë për një numër akuzash dhe mbetet të shihet se sa i rëndë do të jetë dënimi i tyre.

Stoichkov, lojtari më i madh i Bullgarisë në histori, u pyet si të luftohet racizmi gjatë një paraqitje televizive në TUDN, një kanal sportiv amerikan në spanjisht dhe u emocionua kur e dha përgjigjen e tij.

“Cila është zgjidhja?, prezantuesi e pyeti Stoichkovin, i cili filloi të përgjigjet: ‘Tifozët nuk duhet të lejohen në stadium apo të ketë edhe ndëshkime më të rënda”.

“Si në Angli për vite me radhë. Pesë vjet pa shkuar në stadium. Njerëzit nuk meritojnë të vuajnë”, ka tha ai.

53-vjeçari u përkul dhe dukej se filloi të qajë ndërsa biseda u transferua te mysafirët e tjerë.

Stoichkov e fitoi Topin e Artë në vitin 1994 dhe fitoi tituj të shumtë me CSKA Sofje dhe Barcelonën gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…