Home Lajme Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ftohet nga Gjykata Speciale

4 min read
0
0
43
kujtesa

20 minuta

Ish komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, Kadri Kastrati ka njoftuar se ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, për kohën sa ka qenë drejtues në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës.

Kastrati në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit nëntor të vitit 2019.

“Për hir të informinit të drejtë ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë! Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Kastrati.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati është oficer i karrierës dhe ka punuar në detyra të ndryshme. Në vitet 1998 – 1999, gjatë luftës, ka qenë zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit.

Në vitin 1999, emërohet shef i departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Këtë detyrë e kryen deri në vitin 2002, kur edhe emërohet Komandant i Zonës së IV-të në Mitrovicë.

Nga 2004 e deri më 2006, ai kryen detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në TMK. Në dy vitet në vazhdim, më saktësisht 2006 – 2008, ka kryer detyrën e këshilltarit special të koordinatorit të TMK-së.

Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, emërohet drejtor i drejtorisë së Operacioneve (DO) në FSK. Ndërsa, më 22 nëntor 2011, me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, është emëruar komandant i FSK-së.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…