Home Sport El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

3 min read
0
0
43
kujtesa

26 minuta

El Clasico pritet të luhet me 18 dhjetor

El Clasico pritet të luhet me 18 dhjetor

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga nuk duan të luajnë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou më 26 tetor.

Ekziston frikë të konsiderueshme për sigurinë për ndeshjen e madhe derbi për shkak të krizës politike dhe sociale të vazhdueshme në Kataluni pas vendimeve kundër nëntë liderëve politikë katalunas.

Pagesat për Iute Credit nga tani mund t’i realizoni në pikat e CAPITAL RIA

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Të dy klubet janë kundër propozimit për të luajtur ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe të planifikojnë ndeshjen kthyese në Camp Nou në mars.Lexo po ashtu:La Liga kërkon që El Clasico e parë të zhvendoset në Bernabeu

Qeveria spanjolle është gjithashtu kundër idesë për të luajtur ndeshjen në Camp Nou më 26 tetor.

Si rezultat, autoritetet janë në kërkim të datave alternative për të luajtur ndeshjen dhe, sipas gazetës Marca, 18 dhjetori do të ishte alternativa tjetër më e mirë.

El Clasico pritet të luhet me 18 dhjetor

18 dhjetori, që është ditë e mërkurë, nuk është ajo që e ka kërkuar La Liga, por është data më e përshtatshme për të gjitha palët.

Vendimi është në duart e Komitetit të RFEF dhe do të ketë një votim midis tre palëve të hënën.

Problemi i vetëm me këtë datë është se bie në raundin e parë të Copa del Rey, por Barcelona, ​​Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia nuk do të luajnë për shkak të përfshirjes së tyre në Supercopa De Espana në janar. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…