Home Lajme Kurti pret në takim Rasim Demirin: Koalicioni VAKAT do t’i ketë dy deputetë në legjislaturën e shtatë

Kurti pret në takim Rasim Demirin: Koalicioni VAKAT do t’i ketë dy deputetë në legjislaturën e shtatë

1 min read
0
0
41
kujtesa

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pritur sot në një takim Rasim Demirin nga koalicioni VAKAT.

Kurti ka thënë së koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, duke shtuar se në legjislaturën e shtatë, ky koalicion do t’i ketë dy deputetë, transmeton Telegrafi.

“Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje radhitet partia e parë me 25.50 për qind,  e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare ka marrë 11.57 për qind./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…