Home Sport Allegri afër marrëveshjes me Unitedin

Allegri afër marrëveshjes me Unitedin

1 min read
0
0
36
kujtesa

37 minuta

Massimiliano Allegri dhe Manchester Unitedi thuhet se janë afër një marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas gazetës italiane Tuttusport, ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është afër për të marrë përsipër detyrën e trajnerit te Manchester United.

Ky medium tregon se negociatat midis dy palëve do të intensifikohen javëve të ardhshme dhe shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje finale

E gjithë kjo pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një fillim të dobët të sezonit 2019-20, me Djajtë që gjenden në vendin e 12-të në Ligën Premier.

Allegri që nga largimi nga Juventusi ka qenë në pushim, por mund të tundohet nga oferta e klubit nga Old Trafford nëse i plotësohen kërkesat e tij për pagë.

Përveç kësaj, Tottenhami ka shprehur një interes për Allegrin dhe bisedimet midis trajnerit dhe të dy klubeve do të vazhdojnë gjatë verës nëse një marrëveshje në janar nuk përfundon. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…