Home Lajme 30 vjet, nga grevat e minatorëve të Trepçës

30 vjet, nga grevat e minatorëve të Trepçës

2 min read
0
0
37
kujtesa

Është shënuar sot 30- vjetori i grevës së minatorëve me rastin e kësaj, Posta e Kosovës sot ka lëshuar një pullë postare me titull: ”30-vjetori i grevës së minatorëve”.

Nëpërmjet kësaj pulle postare, kanë nderuar kontributin e minatorëve të “Trepçës” në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, që në vitin 1989 regjimi ish- jugosllav kishte filluar ta rrënonte me forca policore dhe ushtarake.

Në galerinë e Horizontit 10-të të minierës ishin ngujuar 1.300 minatorë në grevë urie, të gatshëm për ta flijuar edhe jetën për interesat tona kombëtare, për dinjitet të popullit shqiptar të shtypur nën egërsinë e regjimit të ish-Jugosllavisë.

Mbi 1.200 mibnatorë u dënuan me nga 30 e nga 60 ditë heqje lire, ndërsa ndaj organizatorëve dhe udhëheqësve të kombinatit u zhvilluan procese monstruoze politike.Me gjithë dhunën serbe forcohej rezistenca e popullit shqiptar dhe vendosmëria për realizimin e aspiratës shekullore, që kulmoi në luftën e armatosur të UÇK-së dhe me përkrahjen e NATO-s, sollën çlirimin e Kosovës, më 12 qershor 1999.Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset që me këtë pullë postare të prezantojë rrugëtimin e popullit tonë deri te liria.

Greva e minatorëve ishte një prej ngjarjeve të mëdha historike të shtetit t
ë Kosovës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…