Home Sport Tifozët e Kosovës e pastrojnë stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes me Malin e Zi

Tifozët e Kosovës e pastrojnë stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes me Malin e Zi

1 min read
0
0
38
kujtesa

27 minuta

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi të dhurojë spektakël në “Fadil Vokrri” para tifozëve të vet.

Djemtë e Bernard Challandes siguruan një fitore të madhe mbrëmë, duke mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” mbrëmë dhe gëzimi i tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrrit” ishte i madh.

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës treguan kulturë të lartë në tribuna.  Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie.

Dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…