Home Showbiz Si të bëhemi të lumtur? Këto janë sekretet e thjeshta që duhet t’i dini

Si të bëhemi të lumtur? Këto janë sekretet e thjeshta që duhet t’i dini

3 min read
0
0
45
kujtesa

Të gjithë do të dëshironim të ishim më të lumtur. Thellë brenda e dimë se lumturia e vërtet me siguri vjen nga zgjidhja e problemeve, nga sjellja e mirë me tjerët, nga gjetja e një pune që na përmbush dhe nga largimi i brengave si pasiguria financiare dhe ndryshimi i klimës.

Por këto kërkojnë shumë punë, andaj edhe kërkojmë mënyra më të shpejta e më të thjeshta që t’i sjellim vetes gëzim e kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Pra, çfarë mund të bëjmë sot që ta bëjmë veten më të lumtur?

Sipas një hulumtimi, ne duhet të këndojmë në dush e t’ua falim gabimet armiqve tanë. Lehtë pra.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet mënyra se si mund t’i sjellim vetes lumturi.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me top sekretet që na shpijnë neve në gëzim, kënaqësi e lumturi.

– Qeshja
– Lidhja e mirë me familjarët
– Forma e mirë trupore dhe shëndeti i mirë
– Gjumi i mjaftueshëm
– Takimi me të afërmit rregullisht
– Siguria financiare
– Lidhja romantike
– Ushtrimet e rregullta fizike
– Aftësia për të qeshur me veten
– Aftësia për ta falur veten për gabimet që i bëni
– Sjellja e mirë
– Pasja e një hobi
– Aftësia për t’i falur tjerët
– Mbajtja e një kafshe shtëpiake
– Rënia në dashuri
– Sjellja e mirë me të panjohurit
– Udhëtimet, shëtitjet dhe përjetimi i kulturave tjera
– Shpenzimi i kohës me fëmijë
– Leximi i rregullt
– Një jetë e ngarkuar shoqërore
– Vallëzimi
– Puna e suksesshme. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…