Home Lajme Serbia vazhdon me fushatë të egër kundër Kosovës, zotohet se do ta pengojë sërish anëtarësimin e saj në Interpol

Serbia vazhdon me fushatë të egër kundër Kosovës, zotohet se do ta pengojë sërish anëtarësimin e saj në Interpol

2 min read
0
0
44
kujtesa

1 orë

Fushata e egër e Serbisë kundër Kosovës nuk ka të ndalur dhe këtë më së miri e dëshmon deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare siç është edhe rasti i Interpolit.

Në një postim në Twitter, Stefanoviq ka shkruar se: “Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”, transmeton Telegrafi.

View image on Twitter

The final stage of our fight is about to begin! We’ll spare no effort to ensure that the so-called Kosovo fails to turn its intentions into reality. We’ll fight until the last second of voting. #Serbia #Chile #INTERPOLGA #NOfakestateKosovoINTERPOL pic.twitter.com/0PxTASwlq6

— Небојша Стефановић (@NesaStefanovic) October 13, 2019

Në anën tjetër delegacioni i Serbisë ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë me aktivitete intensive diplomatike në Santiago të Kilit, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë e njohur ndryshe si Interpol.

Kujtojmë që kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…