Home Sport Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

2 min read
0
0
55
kujtesa

13 orë / E përditësuar

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen nesër (14 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për mediave pak çaste më parë, mirëpo nuk ka dashur të zbulojmë shumë nga skema e tij se si mund të luajë nesër.

Kosova (Foto: Florent Hadergjonaj/Facebook)

Përzgjedhësi i ‘Dardanëve’ pritet të luajë me skemën e tij tashmë të njohur 4-2-3-1, me Muricin në portë.

Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli.

Djelmoshat e Kosovës gjatë një stërvitje

Mesfushorë defanziv do të jenë Herolind Shala dhe Valon Berisha.

Florent Hadërgjonaj, Bersant Clina dhe Milot Rashica do t’i japin mbështetje Vedat Muriqit të vetmuar në sulm.Lexo po ashtu:Caktohet gjyqtari për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Mali i Zi

Formacioni i mundshëm i Kosovës: A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi.

Aktualisht Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Kosova me tetë, dhe Mali i Zi me Bullgarinë që kanë nga tri. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…