Home Showbiz Bashkim ideal: Kombinimi i këtyre dy ngjyrave garanton veshje efektive!

Bashkim ideal: Kombinimi i këtyre dy ngjyrave garanton veshje efektive!

2 min read
0
0
53
kujtesa

08.10.2019 • 18:53

Ngjyra e zezë kurrë nuk del nga moda

Përzgjedhja e kësaj ngjyre është kombinim i sigurt i cili gjithmonë ofron notë të elegancës, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e zezë nga koka deri te thembrat përherë është e rekomandueshme, mirëpo këtë sezon veshja e tillë përjeton një kthesë të vogël.

Kombinimi zi-kuq do të jetë shumë i popullarizuar gjatë ditëve të ftohta. Kombinimi i zi është krejtësisht i mirë, mirëpo për të plotësuar pak veshjen, shtoni ndonjë detaj të kuq. Kjo mund të jetë xhaketë lëkure.

Ky ndryshim i vogël do të bëjë dallim të madh, ndërkaq veshja menjëherë do të bëhet interesante.

Me detaje të kuqe do të thyeni monotoninë dhe do të fusni energji pozitive në ditët e zymta.

Fustani i kuq me xhaketë të zezë lëkure do të duket fantastike.

Shfrytëzoni kohën e ngrohtë dhe fundin e zi kombinoni me triko të kuqe.

Xhinset dhe fanella ngjyrë të zezë do të shkojnë shkëlqyeshëm me xhaketë të kuqe lëkure.

/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…