Home Sport Kosova në mesin e dhjetë përfaqësueseve që po shkëlqejnë në botë

Kosova në mesin e dhjetë përfaqësueseve që po shkëlqejnë në botë

1 min read
0
0
87
kujtesa

18 orë

Që nga anëtarësimi në FIFA dhe UEFA, Kosova ka arritur t’i pushtojë zemrat e shumë tifozëve, jo vetëm të tanëve, por edhe ndërkombëtar.

‘Dardanët’ janë duke impresionuar me paraqitjet e tyre në kualifikimet në Euro 2020, gjersa kanë ende shanse që të kualifikohen.

Kosova do t’i zhvillojë edhe tri përballjet deri në fund, e që do të jenë më shumë se finale në mënyrë që ta realizojë ëndrrën dhe të kualifikohemi për herë të parë në histori.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me Malin e Zi më 14 tetor, ndërsa dy takimet e radhës do t’i zhvillojë në muajin nëntor.

Kosova do të jetë mysafirë i Republikës Çeke më 14 nëntor, derisa do ta pret në ‘Fadil Vokrri’ Anglinë tri ditë më pas.

Tanët duhet që patjetër ta fitojnë takimin ndaj malazezëve dhe atë ndaj çekëve dhe t’i nxjerrë një barazim ‘Tre Luanëve’ për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…