

Njëra ndër Tifozërit më të flakta në Kosovë “Forca” nga Vushtrria hynë në Bojkot
Klubi i tifozëve Forca nga Vushtrria kan hyrë në bojkot dhe kan paralajmruar se pa u realizuar kërkesat e tyre ata nuk do të ju rikthehen fushave të gjelbërta
ata në faqen e tyre zyrtare kan shkruar kështu :
BOJKOT!
Kemi vendosur që të futemi në bojkot për shkak të arsyeve të shumëta, ku disa prej arsyeve bazë janë:
-Neglizhenca e kryesisë së klubit ndaj takimeve me Forcën ku pikat e debatit që priteshin të bëheshin pas ndeshjes me KF Flamurtarin ishin mosndërmarrja e masave e kryesisë së klubit ndaj individëve të caktuar që kanë qenë përgjegjes për dështimet e transfereve, edhe pse premtimet për largimin e tyre na u janë bërë para një muaji, por ende asgjë.
-Meqenëse trajneri z.Toma ka pohuar vet që lista e 18-shes i vie nga ‘lartë’, atëherë ne nuk kemi nevojë për një trajner të tillë.
-Gjithashtu klubi ynë nuk e gëzon prestigjitetin e pozitës në tabelë për të bërë ‘eksperimente’ në formacion siç po bënë z.Toma.
-Arsyea tjetër e bojkotit tonë është edhe mos angazhimi i disa lojtarëve që bartin fanellën e që peshon më shumë se ta.
Forca do të mbetet në bojkot derisa të realizohen kërkesat tona, të cilat në rast realizimi do të ishin shlirim nga kjo gjendje mjaftë e rëndë, që për shkak të disa individëve po e pëson një qytet.
K.T. FORCA
Tetor, 2019