Home Lajme Shfaqet Behgjet Pacolli, fjalët e para pas dështimit të AKR-së

Shfaqet Behgjet Pacolli, fjalët e para pas dështimit të AKR-së

4 min read
0
0
39
kujtesa

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacoll ka komentuar zgjedhjet e djeshme.

Edhe pse koalicioni i partisë së tij me Nisman dolën humbës të këtyre zgjedhjeve, Pacolli tha se sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

Ndërkaq ai shtoi se është për të përgëzuar popullin e Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi, duke përgëzuar Albin Kurtin për integritetin e tij politik dhe Vjosa Osmanin që krijoi energji të ri mbi themelet e trashëgimisë rugoviste, transmeton Indeksonline.

Pacolli, gjithashtu i uroi punë të mbarë qeverisë së re.

Postimi i plotë:

Bashkudhetarët e mi dhe unë e ndoqem me interes numërimin e votave.

Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

Është për tu përgëzuar populli i Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi.

Urime për udhëheqësit e Opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë.

Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste.

Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet poashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit.

Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës.

Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti.

Vullneti për ndryshim fitoi.

Ne duhet të mbajmë shënim këtë vullnet popullor.

Tani duhët mbi të gjitha t’i tregohet miqve tanë perëndimorë se orientimi proatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe ai vetëm do të forcoheT.

Miqët perëndimorë, poashtu, tani të mbajnë shënim rezultatin dhe të hedhin hapin e parë të shumëpritur për popullin e Kosovës-

Punë të mbarë qeverisë së re!

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…