Home Lajme Rezultatet e fundit nga katër komunat e mëdha të Kosovës

Rezultatet e fundit nga katër komunat e mëdha të Kosovës

4 min read
0
0
52
kujtesa

Përderisa i afrohemi fundit të numërimit të votave, në disa komuna të Kosovës mund të thuhet se në disa prej tyre rezultati është shumë i afërt, sidomos ndërmjet vendit të parë dhe të dytë.

Një ndër to është edhe komuna e Mitrovicës, në të cilën pas numërimit të 92 për qind të votave, po udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Mitrovicës për zgjedhjet parlamentare PDK udhëheq me 34.5 % të votave ndaj Vetëvendosjes e cila ka 33.75 % të votave.

LDK në Mitrovicë është e treta me 23% të votave e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 3%. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 2.86 % të votave në Pejë.

Veç kësaj komune, nga 72% të votave në Pejë po udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Pejës për zgjedhjet parlamentare LDK udhëheq me 32 % të votave ndaj koalicionit AAK-PSD e cila ka 27.21 % të votave. Vetëvendosje në Pejë është e treta me 22.68% të votave e pasuar nga PDK me 9.6%, ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 1.5% të votave në Pejë.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga mbi 60 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka 31.79 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 29.36 për qind të votave.

Partia e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24 për qind, NISMA-AKR ka 7.99 për qind të votave. AAK-PSD ka 6.47 për qind.

Të dhëna janë dhënë edhe për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, duke bërë të ditur se kur janë numëruar 39% të votave, po udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare Vetëvendosje prin me 36.23 % të votave ndaj LDK-së e cila ka 33.27% të votave me një diferencë prej 1,100 votave.

PDK në Prishtinë është e treta me 15% të votave e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 7.34%.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.42%. Të gjitha subjektet tjera kanë marrë 2.74%.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…