Home Lajme Lutfi Haziri flet për Indeksonline: Pa u numëruar të gjitha votat nuk flasim për koalicion me VV-në

Lutfi Haziri flet për Indeksonline: Pa u numëruar të gjitha votat nuk flasim për koalicion me VV-në

4 min read
0
0
36
kujtesa

Ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit, duke përjashtuar këtu votat me kusht dhe ato të diasporës.

Nga rezultatet e deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është duke udhëhequr edhe pse me një diferencë të vogël me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Befasia e rezultateve ishte në disa komuna, përfshirë edhe atë të Gjilanit, ku triumfoi Vetëvendosje.

Nga 100% vota të numëruara në këtë komunë, VV-ja mori 17 mijë e 864 vota apo, 39.31%, kurse LDK-ja 12 mijë e 217 vota apo 26.88%.

Lidhur me këtë rezultat Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e Gjilanit njëherësh nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për kulturën e treguar në këto zgjedhje.

Sipas tij, rezultati i këtyre zgjedhjeve është i përsëritur nga viti 2017.

“Është rezultat i përsëritur i vitit 2017, LDK e ka një rritje prej 900 votave ndërsa Vetëvendosje e ka rikthyer votën politike të vitit 2017, pra situata është përsëritje e njëjtë. Dua të falënderoj votuesit në Gjilan për kulturën e tyre politike për shprehjen e vullnetit të tyre politik dhe LDK-ja është parti e cila mbetet në kuotën e vetë politike në Gjilan si kryesore”, tha Haziri.

Tutje ai theksoi se koalicioni Vetëvendosje-LDK është i vetmi i preferuar për momentin dhe se nuk ka asnjë tjetër.

Njëjtë si kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani edhe Haziri deklaroi se do të presin deri në numërimin e votës së fundit për të diskutuar më pas për koalicion të mundshëm.

“Pa u zbardh çdo votë pa u pa do të thotë të gjitha votat nuk ka me pas zhvillime tjera kështu që po presim që KQZ me i konfirmu me i certifiku listat e rezultateve zgjedhore, me i certifiku deputetët kështu që më pas diskutimi është i hapur”, përfundoi Haziri.

LDK u rendit si parti e dytë në këto zgjedhje, pasi Vetëvendosje pati një shtrirje të gjerë në thuajse shumicën e komunave të Kosovës./Indeksonline

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…