Home Lajme Kurti: Serbët do t’i kemi në Qeveri, por jo Listën Serbe

Kurti: Serbët do t’i kemi në Qeveri, por jo Listën Serbe

4 min read
0
0
50
kujtesa

Mediat serbe shkruajnë se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë ka ndodhur një tërmet i madh politik dhe paralajmërimi i një  tranzicioni paqësor. Fituan partitë opozitare Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse për herë të parë që nga viti 2008, Partia Demokratike e Kosovës shkon në opozitë.

Një ditë pas zgjedhjes dhe shpalljes së fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që Kurti ta formojë  qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithashtu parti opozitare, para së cilës prinë me rreth 5,000 vota.

Kurti, ka thënë për portalin serb ‘N1’, përcjell Telegrafi, se bisedimet me serbët e Kosovës do t’i fillojnë në zyrën e Kryeministrit, në javën e parë.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti tha se ai do të përfshijë ato parti politike serbe që nuk janë Lista Serbe, duke sqaruar se Lista Serbe nuk është një parti politike, por një shtet.

“Përndryshe, Kushtetuta jonë thotë se duhet të ketë të paktën një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por Kushtetuta nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitete, jo si parti”, tha Kurti.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai theksoi se menjëherë pas formimit të Qeverisë, duhet të fillojnë bisedimet me Brukselin, respektivisht me Përfaqësuesin e ri të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

“Pra kemi nevojë për një dialog rreth dialogut. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun, sepse nuk mund të dështojmë përsëri në këtë dialog, sepse do të kushtojë shumë. Do të shohim edhe ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo dhe cilat janë ndikimet në jetën e njerëzve në Kosovë dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, i cili duhet të ketë parime të mira të forta ”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk ishte politikë e partisë së tij, por se angazhohet për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat dhe se reciprociteti ishte një parim i drejtë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…