Home Uncategorized Dua Lipa: Muzika i bënë njerëzit të lumtur, por muzikantët shpesh vuajnë nga kjo

Dua Lipa: Muzika i bënë njerëzit të lumtur, por muzikantët shpesh vuajnë nga kjo

2 min read
0
0
44
kujtesa

“TaP Music” njoftoi të enjten planet se Dua Lipa ka mbledhur 100 mijë funte donacion për ndërgjegjësimin e bamirësive të shëndetit mendor, “My Dog Black”, një shoqatë bamirëse për shëndetin mendor në internet dhe CALM

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka folur gjithashtu për shëndetin mendor duke u shprehur se muzika i bën njerëzit të lumtur.

“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por vetë muzikantët shpesh mund të vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor”, është shprehur Dua.

“Unë kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë të tjerët mund të vuajnë: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të rrjeteve sociale, që unë mendoj se është veçanërisht rasti për artistet femra”, ka vazhduar tutje 23 vjeçarja.

Ajo tutje u shpreh se do të ishte mirë që industria e muzikës duhet ta marr më seriozisht shëndetin mendor të artistëve.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell muzikë të re, pas një pauze./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…