Home Lajme Zyrtare: Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

Zyrtare: Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

1 min read
0
0
83
kujtesa

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e videoincizimit në portalin Indeksonline, publikuar më 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Indeksonline ka publikuar mbrëmë një video ekskluzive, ku shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marrë para kesh në duar si ryshfet./IndeksOnline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…