Home Sport ‘Përsëritet Beogradi’ – droni ndërprenë ndeshjen e Ligës së Evropës shkaku i një mesazhi politik

‘Përsëritet Beogradi’ – droni ndërprenë ndeshjen e Ligës së Evropës shkaku i një mesazhi politik

2 min read
0
0
48
kujtesa


SPORT / LIGA E EVROPËS

Ndeshja e vlefshme në Ligën e Evropës mes Dudelanges dhe Qarabag është ndërpre shkaku i një droni që është futur në stadium me simbolet e Armenisë.

Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në Ligën e Evropës.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Dudelanges dhe Qarabag që po zhvillohet në stadiumin Josy Barthel në Luksemburg, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhanit.

Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo ishte një befasi e hidhur për lojtarët mysafirë.  Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite.

Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan, nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen.

Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur menjëherë fushën e lojës, për tu kthyer pastaj në fushë.

Pasi u kthyen në fushë ata e shënun dhe një gol me Richard për 3-0. Pjesa e dytë në këtë përballje ka filluar me vonesë. /Telegrafi/

‘Tobi@AlhajiSpartan

Europa League game F91 vs Qarabag suspended after a drone with Political message flew over the players….4512:45 PM – Oct 3, 2019

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…