Home Lajme Murati e Bakalli: Jemi të vendosur të jemi zëri i Kosovës Lindore në Kuvendin e Kosovës

Murati e Bakalli: Jemi të vendosur të jemi zëri i Kosovës Lindore në Kuvendin e Kosovës

2 min read
0
0
57
kujtesa

Kandidët për deputet nga lista e PDK, Valon Murati i cili garon me numër 5 së bashku me kandidaten e së njëjtës listë me numër 39 Dr. Aurora Bakalli, sot në qytetin e Gjilanit takuan përfaqësuesit e Lëvizjes qytetare VATRA.

Në një postim lidhur me këtë takim, Murati ndër të tjera tha: “Sot së bashku me kandidaten Aurora Bakalli dhe Avni Klinakun vizituam Lëvizjen Qytetare Vatra ku u pritëm nga kryetari Kushtrim Kadriu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim ne shprehëm vendosmërinë tonë për të qenë zëri i Kosovës Lindore në Kuvendin e Kosovës deri në bashkim me Kosovën”.

Njëkohësisht, Murati sot vizitoj edhe fabrikën e lëngjeve FLUIDI, për të cilën vizitë ai ndër të tjera tha: “Ne e rinkonfirmuam qëndrimin tonë që çdo politikë e reciprocitetit me Serbinë duhet të bëhet në funksion të avancimit të Kosovës Lindore deri në bashkim e jo në dëm të shqiptarëve dhe prodhuesve të saj atje”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…