Home Lajme Menaxheri i fushatës së kryeministrit të Britanisë, ish-ministri James Wharton, vjen në Kosovë për ta përkrahur Veselin

Menaxheri i fushatës së kryeministrit të Britanisë, ish-ministri James Wharton, vjen në Kosovë për ta përkrahur Veselin

2 min read
0
0
58
kujtesa

Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, sot vjen në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

James Wharton nga Partia Konservatore, në moshën 26 vjeçare ishte zgjedhur deputet për zonën e Stocktonit Jugor dhe njihet si një prej politikanëve më aktivë në këtë subjekt politik.

Ai më pas ka shërbyer edhe si Ministër për Zhvillimin Lokal dhe Rimëkëmbjen e Veriut në Qeverinë e David Cameronit, si dhe si Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Theresa May.

James Wharton së fundmi ishte shumë i angazhuar edhe në mbështetje të liderit konservator Boris Johnson, i cili aktualisht është Kryeministër i Britanisë, duke u bërë menaxher i fushatës së tij.

Wharton pritet të ketë fjalë përshëndetëse sonte në tubimin përmbyllës të PDK-së, si përfaqësues i aleancës partiake evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropianë (ECR).

Në përkrahje të Kadri Veselit për Kryeministër, ditë më parë kishte ardhur në Kosovë edhe Matthew Whitaker, ish-kreu i Drejtësisë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…