Home Sport Kapiteni legjendar i Interit ka “dy fjalë” për derbin Interi-Juventusi

Kapiteni legjendar i Interit ka “dy fjalë” për derbin Interi-Juventusi

1 min read
0
0
48
kujtesa

Interii pret Juventusin në San Siro në fundjavë në derbin e xhiros së shtatë të Serie A.

Aktualisht, prin Interi me një seri fantastike ku prej 6 ndeshjeve, ka 6 fitore, ndërsa Juventusi është në pozitën e dytë me dy pikë më pak, shkruan Indeksonline.

Para ndeshjes, kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti pati disa fjalë.

“Unë pata nderin të luaja kaq vjet në Serien A. Përjetova momente të paharrueshme dhe bëmë shumë njerëz të lumtur. Ishte një nder të mbrosh fanellën e Interit për shumë vjet, shpresoj që Interi-Juve të dielën në mbrëmje të jetë një aheng. Mbaj mend ndeshjen e parë në San Siro, prindërit e mi ishin në trans. Italia dhe Interi kanë qenë dhe janë një ëndërr. Tashti unë jam nënkryetar, kohët kanë ndryshuar por tradita jo. Interi-Juve? Pavarësisht nëse është një aheng sportiv, ne flasim vetëm për futbollin dhe se skuadra më e mirë do të fitojë” , u shpreh Zanetti./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…