Home Lajme VV në Prizren: Më 6 tetor fillon lufta kundër pabarazisë

VV në Prizren: Më 6 tetor fillon lufta kundër pabarazisë

5 min read
0
0
50
kujtesa

Në Prizrenin e historisë e bukurisë, mes mijëra qytetarësh në pallatin e sportit, Lëvizja mbajti tubimin madhështor për fitoren e jashtzakonshme të 6 tetorit.

Në njoftimin e VV-së thuhet se në hapje të tubimit kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka deklaroi se, “me Albinin Prizrenit do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe Kosovës zhvillimin”. Pas 6 tetorit fabrikat do të kenë makina e punëtorët punë me dinjitet, trashëgimia do të mbrohet e nderohet, spitalet do të garantojnë shëndet dhe shkollat arsim bashkëkohor e emancipues.

Për kandidatin e Kryetarin e Qendrës Artan Abrashi, “me 20 pikat e programit të qeverisë Kurti askush më nuk do të jetë i braktisur, punëtori do të jetë i mbrojtur, prodhuesi i mbështetur, bukju i subvencionuar, mjeku do të jetë i pajisur “.

Ndërsa kandidatja tjetër nga Prizreni, Drita Millaku u bëri thirrje qytetarëve që, “me 6 tetor mos hezitoni të dilni e të votoni nëse keni ëndërr për ndryshim, besoni VETËVENDOSJE!-n dhe besoni Albinin. Distanca mes ëndrrës e realizimit të saj quhet veprim e në këtë rast votim”.

Sipas kandidatit Arbër Rexhaj dallimi mes Lëvizjes e rivalëve tanë politik është se, “me ne Koosva bëhet republikë ndërsa me ta Kosova mbetet pa republikë”, “me Albin Kurtin do të kthehet çdo ëndërr e thyer, çdo fëmijë i përbuzur do të ketë ëndrra dhe trajtim dinjitoz”.

Në fjalën e radhës Hajrulla Çeku pohoi, “janë 3 gjëra që duhet t’i bëjmë urgjentisht: duhet ta ndalojmë hajninë e zhvatjen e shtetit, duhet ta ndalojmë ikjen e rinisë dhe duhet ta ndalojmë degradimin e burimeve natyrore dhe të shtetit tonë”.

Në përmbyllje të tubimit, me temperaturat rritur nga ngazëllimi i zjarrtë i të rinjve, Kryeministri i 6 tetorit Albin Kurti kujtoi se, “që nga ndërhyrja e NATO-s e çlirimi i vendit, që nga dita e shpalljes së pavarësisë, nuk kemi parë një ngazëllim në zemra e shkëlqim në sy të popullit tonë sikurse e shohim tani” dhe vazhdoi të thotë, “dje në Gjakovë i shpallëm luftë varfërisë dhe sot në Prizren po i shpallim luftë pabarazisë”.

Për bindjen e Albin Kurtit dhe për të ardhmen e vendit gratë do të kenë barazi gjinore e shanse të barabarta në shoqëri, ndërsa për punëtorët, “unë zotohem para jush se siguria në punë, të drejtat e punëtorëve dhe dinjiteti i tyre do të jenë prioritet i qeverisë së VETËVENDOSJE!-s pas 6 tetorit”.

Më në fund, Prizrenit e Kosovës i erdhi dita e shumë pritur e luftës kundër varfërisë e luftës për barazi, zhvillimit në ekonomi dhe dinjitetit në punë. Pas 6 tetorit ndryshon humori i qytetarëve, ngazëllimi e virtyti do të na mbajnë gjallë në një të ardhme me të mirën e përgjithshme për të gjithë, thuhet në njoftimin e VV-së.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…