

Ernesto Valverde ka thënë se Interi e vërtetoi se janë një ekip i shkëlqyeshëm, por Barcelona rriti ritmin dhe kjo e bëri ndryshim e madh në pjesën e dytë.
Djelmoshat e Antonio Conte e dominuan pjesën e parë me raste në Camp Nou dhe kaluan në epërsi me Lautaro Martinezin pas tre minutash, por në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi dy herë për t’ia dhënë fitoren Barcelonës.
“Unë do të them se është rezultati i duhur, trajneri i Interit do të thotë se nuk është”.

Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
“Interi është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ata vërtetuan në pjesën e parë. Ne dolëm duke luftuar në pjesën e dytë dhe shënuam golat vendimtarë”.
“Nerazzurrit kanë fituar gjashtë ndeshjet e para në Serie A dhe kjo tregon shumë, pasi ata shënuan me mundësinë e parë”.
“Ne bëmë ndryshime, rritëm ritmin dhe kjo bëri një ndryshim të madh në lojë”.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)