Home Sport Messi i lumtur me fitoren e vështirë ndaj Interit

Messi i lumtur me fitoren e vështirë ndaj Interit

2 min read
0
0
46
kujtesa

Lionel Messi ka pranuar se ndihet mirë pas fitores së Barcelonës në shtëpi ndaj Interit në kudër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Ernesto Valverdes arriti të rikthehet nga disavantazhi prej 0-1 dhe të fitojë 2-1 në Camp Nou përball Interit.

Messi ndihet i lumtur me këtë fitore pasi u rikthye nga dëmtimi gjatë kësaj fitore dhe ishte ndeshja e parë e tij si titullar.

“Kishim nevojë të fitonim sepse është një grup i vështirë”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.

Messi u vlerësua lartë për paraqitjen e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ne barazuam në ndeshjen e parë dhe fitorja në shtëpi është shumë e rëndësishme për të kaluar grupin para së gjithash”.

“Ishte e vështirë sepse ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, veçanërisht në pjesën e parë”.

“Por, pas pushimit presingu ishte më i mirë, më i organizuar, më i fortë dhe me kokë më të qetë me fillimin për të menaxhuar lojën dhe për të krijuar shanse”.

“Ishte e vështirë sepse Interi vendosi shumë lojtarë pas topit, por ne e provuam atë dhe për fat të mirë erdhën golat dhe fitorja”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…